Autobuzi i shkollës rrezikonte përmbytjen në SHBA, shpëtohen mrekullisht nxënësit dhe shoferi

Bota

Autobuzi i shkollës rrezikonte përmbytjen në SHBA, shpëtohen

Një autobuz me 41 nxënës në Salem, Oregon të SHBA u përfshinë nga përmbytjet masive, të shkaktuara si pasojë e uraganit “Ida”. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa në terren dolën 260 varka për ti shpëtuar.

Fatmirësisht të gjithë janë në gjendje të mirë, por të traumatizuar nga ngjarja. Lajmin e bënë me dije mediat lokale. Përmes një postimi në Tëitter, ata shkruajnë: Autoritetet kanë kaluar gjithë mëngjesin në terren. 260 varka kanë bërë të mundur shpëtimin e 41 nxënësve nga autobuzi i shkollës dhe 10 të tjerë të cilët i mori uji para.

Shumë shtete në SHBA janë përballur me përmbytje masive. Në Nju Xhersi është shkaktuar viktima e parë, ndërsa në Nju Jork është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion