Përmbytje masive në Spanjë, uji merr para makinat e parkuara (Video)

Disa qytete spanjolle janë përmbytur, si pasojë e reshjeve të shumta që pushtuan vendin ditët e fundit. Mediat vendase shkruajnë se është përmbytur Alcnar, ku në videot e bëra virale, shihet qartazi sesi uji vërshon nëpër rrugica, duke bllokuar makinat dhe banorët.
Richmond Street, Port of Spain as of 12:20 PM.https://t.co/dyx8zHbTZu pic.twitter.com/VwaKqhQhHC
— TTWeatherCenter (@TTWeatherCenter) September 1, 2021
Fatmirësisht nuk është raportuar asnjë viktimë, por autoritetet vazhdimisht bëjnë thirrje që asnjë banor të mos dalë nga shtëpia, deri në pritje të përmirësimit të situatës.
JUST IN - Massive flooding after heavy rains washed away cars and furniture in Toledo, Spain pic.twitter.com/rWccFukZMG
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) September 1, 2021
Gjithashtu është përmbytur edhe Toledo, ku sipas një video të publikuar në Twitter, shihet sesi uji tërheq para çdo gjë, ndërsa shihen makina të përmbytura.


