“Ida” përmbyt stacionet hekurudhore në Nju Jork, probleme edhe në Nju Xhersi, një i vdekur (Video)

Uragani Ida ka sjellë përmbytje masive në Nju Jork, duke bërë që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
The remnants of Hurricane Ida have arrived in New York City. Threading some videos with locations.
— Christiaan Triebert (@trbrtc) September 2, 2021
Pamjet e bëra virale kudo tregojnë sesi uji ka vërshuar në stacionet hekurudhore, dhe përmbytje masive në Manhattan, Brooklyn dhe Nju Xhersi.
Pikërisht për këtë situatë, mësohet se një person ka ndërruar jetën në Nju Xhersi. Ndërkohë në Nju Jork është shpallur gjendja emergjente. “Vendi po përballet me një ngjarje historike të motit, me reshje rekorde në mbarë qytetin, vërshime të ashpra dhe kushte të rrezikshme në rrugët tona”, deklaroi kryetari i vendit, Bill de Blasio.
Knickerbocker Avenue in Brooklyn
— David Begnaud (@DavidBegnaud) September 2, 2021
New York City #Ida
pic.twitter.com/zAQ8kIIDi4
Mediat amerikane kanë treguar se reshjet kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor, kanë prekur disa shtëpi duke vënë në rrezik jetë njerëzish. Autoritetet zyrtare u kanë bërë thirrje banorëve që mos të dalin nga shtëpia.


