Çanta luksoze nga ADN e dinosaurëve del në ankand me çmim marramendës

Bota

Çanta luksoze nga ADN e dinosaurëve del në ankand me

Një krijim i pazakontë është prezantuar në Amsterdam, ku shkencëtarët dhe stilistët kanë realizuar një çantë dore duke përdorur kolagjen të zhvilluar nga fosile dinosaurësh.

Projekti synon të tregojë potencialin e lëkurës së krijuar në laborator si alternativë ndaj materialeve tradicionale.

Çanta, me ngjyrë jeshile, është ekspozuar në një muze dhe pritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm, me një çmim fillestar që kap shifra mbi gjysmë milioni dollarë.

Sipas krijuesve, materiali është prodhuar duke përdorur fragmente proteinash të lashta të marra nga fosile, të cilat janë zhvilluar më tej në laborator për të krijuar një formë të re lëkure.

Ky projekt shihet si një hap inovativ në ndërthurjen e shkencës me industrinë e modës.

ME TE LEXUARAT