Alarmohet Britania e Madhe, infektohen 2 persona me virusin vdekjeprurës të “lisë së majmunit”

Bota

Alarmohet Britania e Madhe, infektohen 2 persona me virusin vdekjeprurës

Autoritetet shëndetësore në Britaninë e Madhe kanë bërë me dije se 2 pacientë janë infektuar me virusit vdekjeprurës të “lisë së majmunit”. Sipas sekretarit të Shëndetësisë, situata është absolutisht standard dhe këmbënguli se ai merrej me ‘këto lloj shpërthimesh gjatë gjithë kohës’.

Të dy pacientët vinin nga e njëjta shtëpi në Uellsin Verior por nuk u dhanë detaje për moshën ose gjininë e tyre. Vetëm një është duke u trajtuar në spital. Zyrtarët shëndetësorë gjithashtu nuk zbuluan se në cilin vend çifti kishte kapur virusin, por se gjendet kryesisht në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore.

Pacientët u infektuan në fillim të majit dhe tashmë ishin vetë-karantinuar për shkak të udhëzimeve të udhëtimit si pasojë e Covid-19. Sëmundja e rrallë tropikale, e cila shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe flluska në lëkurë, shkaktohet nga një virus i përhapur nga majmunët, minjtë, ketrat dhe gjitarët e tjerë të vegjël.

Ajo mund të përhapet midis njerëzve përmes kontaktit lëkurë në lëkurë, kollës dhe teshtitjeve, si dhe duke prekur çdo rrobë ose shtrat të ndotur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion