Akuzohen për konsumim kokaine, ministri francez kërkon skualifikimin e fituesve të “Eurovision”

Bota

Akuzohen për konsumim kokaine, ministri francez kërkon skualifikimin e

Gjatë transmetimit të “Eurovision”, këngëtari italian i grupit Maneskin bëri një lëvizje të dyshimtë, që disa e përkthyen si marrje kokaine. Orët e fundit në rrjete sociale ka qarkulluar një video, ku Damiano David shihet duke u përkulur drejt tavolinës. Ndjekësit e festivalit kanë menduar se ai ka thithur kokainë në ato momente, por këngëtari e ka mohuar këtë gjë.

Gjatë një konference për shtyp, Damiano tregoi se një nga miqtë e tij të grupit kishte thyer një shishe dhe ai kishte hequr një xham.

“Thomas (kitaristi i grupit) theu një shishe… unë nuk përdor drogë, ju lutem, mos e thoni këtë gjë. Mos e thoni këtë gjë realisht. Jo kokainë ju lutem, mos e thoni këtë gjë”, u shpreh Damiano.

Më pas grupi bëri një postim në Instagram, ku u shprehën të gatshëm të bëjnë edhe test për të vërtetuar nëse kanë konsumuar drogë apo jo.

Por ka nga ata që vazhdojnë të mos besojnë në vërtetësinë e grupit. Ministri Francez për Europën, Clement Beaune, ka kërkuar transparencë për këtë rast. Sipas tij nëse vërtetohet se solisti i grupit ka konsumuar kokainë, ata duhet të skualifikohen menjëherë.

“Mendoj se nuk ka nevojë për dyshim këtu dhe duhet transparencë e plotë. nNëse ka një problem, ka ndëshkime. Janë bërë masa sanksionuese, përfshirë skualifikimin e mundshëm në rast të problemeve”, është shprehur ministri francez, i cili ishte dhe vetë i pranishëm në “Eurovision”.

Kujtojmë se Franca ishte shumë pranë fitores së “Eurovision”, por rezultati u përmbys për shkak të votave që publiku i dha Italisë. Franca u prezantua këtë vit nga Barbara Pravi me këngën “Voila”.
 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion