Zbulohen shkaqet që mund të kenë çuar në rrëzimin e teleferikut në Itali

Bota

Zbulohen shkaqet që mund të kenë çuar në

Autoritetet kanë nisur hetimet dhe po shqyrtojnë arsyet pse kavoja u këput dhe pse kabina nuk mbeti varur tek litarët mbështetës por ra në tokë.

Sektori i mirëmbajtjes së teleferikut Stresa-Mottarone në Itali përfundon nën akuzë pas tragjedisë ku humbën jetën 14 persona.

Një hipotezë është që sistemet e sigurisë dhe mekanizmi i frenës së emergjencës nuk hynë në funksion.

“Besoj se ka qenë një problem i dyfishtë, këputja e kavos dhe mungesa e funksionimit të frenës së emergjencës. Nuk e dimë pse nuk është aktivizuar, por mungesa e frenimit ka bërë që kabina të merrte shpejtësi në zbritje duke përfunduar e katapultuar jashtë kavove të mbështetjes.”, u shpreh Matteo Gasparini, përgjegjës i ekipit të shpëtimit.

Prokuroria nuk përjashton as pistën e krimit me dashje ndaj sigurisë së transporteve. Incidenti tragjik shkatërroi jetët e 5 familjeve. Mes 14 viktimave ishin dy fëmijë. I vetmi i mbijetuar mrekullisht është një 5-vjeçar, i cili është në gjendje të rëndë në një spital të Torinos.

Zbulohen shkaqet që mund të kenë çuar në

“Është një moment i tmerrshëm për mua dhe komunitetin tonë dhe mendoj se është edhe për të gjithë Italinë. Veçanërisht tani që sapo rinisëm kthimin në normalitet.”, shprehet kryebashkiakja Marcella Severino.

Kabina e teleferikut ra 300 metra para mbërritjes në stacionin e fundit në një lartësi prej 20 metrash dhe u rrokullis për qindra metra të tjera në tokë derisa u ndalua nga pemët. Rishikimi i fundit i përgjithshëm i linjës ishte bërë në 2014-ën, ndërsa ka pasur kontrolle të vazhdueshme ndër vite. Në 2020 u kryen verifikime në kavo dhe kompania e mirëmbajtjes parashikonte ndërrimin e tyre vetëm pas 9 vitesh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion