Këngëtarja serbe vjedh këngën “Hajde luj qyqek”, e bën edhe videoklip

Showbiz

Këngëtarja serbe vjedh këngën “Hajde luj qyqek”,

Kënga shqiptare “Hajde luj qyqek”, që është bërë hit, ka tërhequr edhe vëmendjen e artistëve serbë. Madje, një këngëtare ka shkuar deri aty sa e ka kopjuar.

Fjala eshte për këngëtaren Tea Tairovic, që ka marrë këngën e artistëve shqiptarë nga Kosova, Yllka Kuqi dhe Ylli Demaj, dhe e ka përshtatur në gjuhën serbe.

Ajo ka realizuar edhe një videoklip për këngën e titulluar “Hajde”, që është publikuar në “Youtube” në 21 maj.

Deri tani ajo ka marrë mbi 1.2 milionë klikime, ndërsa kënga shqiptare “Hajde luj qyqek”, e publikuar në vitin 2017, ka siguruar më shumë se 35 milionë klikime.

Nuk dihet nëse artistja serbe i ka blerë apo jo të drejtat e këngës, por asnjë prej emrave të kompozitorëve dhe tekstshkruesve shqiptarë të këngës nuk është vendosur si autor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion