SHBA e shpalli "Non Grata", Agron Shehaj tregon nëse do e përjashtojë Berishën nga Grupi i PD

Kandidati për kryetar të Partisë Demokrati Agron Shehaj është duke mbajtur sot një konferencë për mediat.
I pyetur nëse do të përjashtojë drejtuesin historik të PD-së Sali Berisha nga Grupi Parlamentar nëse zgjedhjet në krye të demokratëve, Shehaj nuk pranoi që të bënte koment, por nënkuptoi që përgjigja ishte negative.
PYETJA: Do e largoni Berishës nga grup parlamentari pas shpalljes non grata?
SHEHAJ: Jemi të vetëdfijshëm që lideri histori ka kontribut në orientimin drejt perëndimit të PD. Personalisht nuk dua të jap asnjë koment mbi këtë çështje.
Shehaj, gjatë fjalës së tij në konferencë u shpreh se arsyeja e kandidimi është lidershipi aktual i PD-së, të cilin e bën përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.
Agron Shehaj: Vendosa te kandidoj per kryetar te PD sepse u binda qe udheheqja e tanishme nuk mund ta coje dot PD ne fitore. Kandidatura ime nuk eshte perpjekje per te marre nje post, por besoj se kam aftësinë e duhur për ta çiuar PD-në në rrugën e fitores. Edi Rama është një politikan i korruptuar dhe për ta mundur atë duhet një person me cilësitë e ndryshme të tij.
Partia jonë ka nevojë për një reformë të thelllë, për të qenë më meritokratike. Duhet të sanksionohet në statutin e Partisë që kryetari të mund të kandidojë vetëm një herë, dhe nëse humbet zgjedhjet të jap dorëheqjen.
Propozoj zgjedhjen e kandidatëve për deputet me parimin një anëtarë një votë. Vetëm kështu mund të ndodh që ne të hapemi dhe të rikthejmë besimin e qytetarëve.


