Aksident i rëndë në Turqi, shoferin e minibuzit e zë gjumi dhe përplaset me murin. Plagosen 7 pasagjerë (VIDEO)

Autoritetet në Adana të Turqisë po hetojnë shkaqet e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi mëngjesin e sotëm, kur një minibus u përplas me një mur të akademisë lokale të policisë.
Nga përplasja mbetën të plagosur shtatë pasagjerë, të cilët u transportuan me ambulancë në spitalet e zonës, ku iu dha ndihma e parë.
Pak më vonë, u publikuan pamjet e kamerave të sigurisë që kapën momentin e aksidentit. Sipas pamjeve, shoferi 27-vjeçar duket se është duke fjetur në timon dhe përplaset me një mur.
Autoritetet policore vazhduan me arrestimin e shoferit 27-vjeçar, i cili u vu në paraburgim, ndërsa hetimi për rrethanat e sakta të aksidentit vazhdon.
⚪️ Adana'da dolmuş sürücüsünün direksiyon başında uyuması sonucu meydana gelen kazada, araç içinde bulunan 7 kişi yaralandı. pic.twitter.com/g6CeXUvrSh
— SİYAH SANCAK (@siyahsancakx) June 10, 2026