Klajdi Haruni i jep fund beqarisë, dasmë madhështore mes artistëve shqiptarë
Lajmifundit
/
11 Qershor 2026, 11:43
Showbiz

Këngëtari i njohur, Klajdi Haruni, i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tij në një ceremoni madhështore të organizuar mbrëmjen e kaluar.
Dasma mblodhi së bashku familjarë, miq të afërt dhe shumë emra të njohur të skenës shqiptare, duke u kthyer në një nga eventet më të komentuara të momentit.
Atmosfera festive u ndez nga performancat e artistëve të përzgjedhur nga çifti, mes tyre Artjola Toska dhe Ervis Behari, të cilët krijuan një mbrëmje plot emocion dhe energji.




