Aksident ajror fatal! Avioni humbi kontrollin pak pasi u ngrit nga pista, vdes piloti

Bota

Aksident ajror fatal! Avioni humbi kontrollin pak pasi u ngrit nga pista, vdes

Një aksident ajror fatal ka ndodhur në Aguscello, një fshat i vogël pranë Ferrarës, ku një avion ultra i lehtë u rrëzua menjëherë pas ngritjes.

Mjeti fluturues ishte nisur nga aeroporti i vogël Prati Vecchi, por për arsye ende të paqarta humbi kontrollin dhe u përplas në një zonë bujqësore, ku më pas u përfshi nga flakët.

Në bord ndodhej vetëm piloti, i cili ndërrroi jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra dhe zjarrit që shpërtheu menjëherë pas përplasjes.

Në vendngjarje mbërritën ekipet e zjarrfikësve dhe forcat e rendit, të cilat izoluan zonën dhe shuan flakët.

Hetuesit kanë nisur punën për të rindërtuar dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e mundshme të rrëzimit të avionit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion