Aksdent tragjik, treni me pasagjerë përplaset me kamionin dhe shpërthen në flakë

Bota

Aksdent tragjik, treni me pasagjerë përplaset me kamionin dhe

Një aksident i rëndë raportohet nga Indonezia.

Në qytetin më të madh të Javas Qendrore një tren pasagjerësh u përplas me një kamion të prishur që ndodhej në shinat e një kalimi hekurudhor duke bërë që treni të shpërthente në flakë.

Mediat bëjnë me dije se drejtuesi i kamionit në momentin e përplasjes kishte dalë për të kërkuar ndihmë.

Kamioni u tërhoq zvarrë nëpër shina para se të godiste një urë kanali dhe të shpërthente në flakë. Deri tani është raportuar vetëm për një të plagosur.

 

ME TE LEXUARAT