7 orë në pyetje nga autoritetet amerikane, sulmuesi kryesor i shënon "gol të vonuar amerikës" në Çikago. I refuzohet hyrja në SHBA fotografit

Sulmuesi kryesor i kombëtares së Irakut, Aymen Hussein, u ndalua për gati shtatë orë në aeroportin O’Hare të Çikagos, ku iu nënshtrua kontrolleve të hollësishme nga autoritetet amerikane. Pas marrjes në pyetje, ai u lejua të hyjë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa fotografit të ekipit, Talal Salah, iu refuzua hyrja pas më shumë se dhjetë orësh kontrollesh, përfshirë edhe verifikimin e telefonit.
Një zyrtar i Komitetit Olimpik të Irakut konfirmoi ngjarjen, duke theksuar se incidenti ndodhi pak ditë para nisjes së Kupës së Botës 2026. Federata e Irakut dhe vetë lojtari nuk kanë dhënë ende komente publike.
Iraku, që rikthehet në Botëror pas 40 vitesh, do të garojë në Grupin I përballë Francës, Senegalit dhe Norvegjisë. Turneu, i bashkëorganizuar nga SHBA, Kanadaja dhe Meksika, nis të enjten dhe do të zgjasë deri më 19 korrik.
Ndërkohë, tifozët irakianë pritën ekipin në aeroport duke valëvitur flamuj dhe duke kërkuar fotografi me lojtarët, siç treguan pamjet e shpërndara në rrjetet sociale.


