60 minuta bisedë telefonike me Zelenskyn! Trump: Shkoi shumë mirë, jemi në rrugën e duhur

Bota

60 minuta bisedë telefonike me Zelenskyn! Trump: Shkoi shumë

Një bisedë ‘shumë të mirë’, e cilësoi presidenti amerikan, Donald Trump bisedën telefonike me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, që sipas Shtëpisë së Bardhë zgjati rreth 60 minuta.

“Ne jemi në rrugën e duhur”, shtoi Trump në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale Truth Social.

“Pjesa më e madhe e diskutimit është bazuar në thirrjen që është zhvilluar një ditë më parë me presidentin Putin, me qëllim të afrimit të Rusisë dhe Ukrainës sa u përket kërkesave dhe nevojave”, shkroi presidenti amerikan.

Ai tha se ka kërkuar që Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz “të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara” në vijim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion