57-vjeçari hedh gabimisht 130 mijë euro ar në plehra

Bota

57-vjeçari hedh gabimisht 130 mijë euro ar në plehra

Torre Lapillo, Itali – Një 57-vjeçar nga rajoni i Pulias përjetoi momente paniku pasi hodhi pa dashje në plehra 20 shufra ari me vlerë rreth 130 mijë euro. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në zonën bregdetare të Torre Lapillo-s, ndërsa ari u rikuperua pas një operacioni disaorësh në një landfill mbeturinash.

Sipas mediave, burri kishte investuar prej vitesh të gjitha kursimet e tij në ar, të cilin e mbante të ruajtur në një kuti metalike. Në një moment shpërqendrimi, ai e hodhi kutinë në një kosh plehrash buzë rrugës, duke e ngatërruar me mbeturina.

Vetëm të nesërmen ai kuptoi gabimin dhe, më 3 shkurt, u paraqit në komisariatin e Porto Cesareo për të kërkuar ndihmë.

Fillimisht, policia dyshoi në vërtetësinë e historisë, pasi rrëfimi dukej i pabesueshëm. Megjithatë, pas verifikimit të kamerave të sigurisë, u konstatua se 57-vjeçari kishte hedhur vërtet një kuti metalike në koshin e mbeturinave.

Problemi ishte se koshi ishte zbrazur dhe mbeturinat ishin transportuar në një landfill. Forcat e rendit u nisën menjëherë drejt landfillit, ku së bashku me punonjësit nisën një kërkim intensiv mes thasëve me mbeturina.

Pas disa orësh kërkime, kutia metalike u gjet dhe ari iu rikthye 57-vjeçarit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion