Zjarret në vend/ Zbardhet bilanci zyrtar: 6 vatra aktive, ndërhyhet me efektivë e helikopterë

Aktualitet

Zjarret në vend/ Zbardhet bilanci zyrtar: 6 vatra aktive, ndërhyhet me

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00, datë 18 gusht 2026, janë regjistruar 9 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive, 1 është nën kontroll dhe 2 janë në monitorim.

Forcat operacionale vijojnë punën në terren, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore dhe angazhimi:

Dajt, Tiranë – vijon operacioni për izolimin e vatrës me mbështetjen e 50 efektivëve të FA dhe 1 helikopteri. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Priska është nën kontroll dhe në monitorim, ndërsa Vakumone është e izoluar.

Gurë-Lurë, Dibër – korridoret e hapura kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit. Sot vijon puna për shuarjen me forcat operacionale, 30 efektivë të FA dhe 2 avionë Air Tractor. Nuk ka rrezik për banesat.

Qafë Helmës – zjarri është fikur nga krahu i Bulqizës dhe mbetet aktiv drejt Selishtës; në terren janë 11 zjarrfikës, 11 forca bashkiake dhe 5 vullnetarë.

Bruç, Mat – vijon operacioni në terren të vështirë, i mbështetur nga 30 efektivë të FA. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.


Lufaj, Mirditë – vatra mbetet aktive, por me intensitet të ulët dhe avancim të lehtë. Forcat janë pozicionuara pranë zonave të banuara për gatishmëri të menjëhershme.

Tërbun, Pukë – vijon operacioni me 3 automjete zjarrfikëse, 9 efektivë MZSH, 10 punonjës pyjorë, 40 forca vendore, 15 vullnetarë, 30 efektivë të FA dhe 2 helikopterë. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në përgjithësi, situata paraqitet në menaxhim të vazhdueshëm, me disa vatra të izoluara ose nën kontroll dhe me përqendrim të forcave tokësore e ajrore në Dajt, Lurë, Mat dhe Tërbun.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

ME TE LEXUARAT