Krim brutal në Katerini të Greqisë, parukieri lidhet pas shtyllës dhe digjet i gjallë

Bota

Krim brutal në Katerini të Greqisë, parukieri lidhet pas

Identifikohet trupi i djegur që u gjet në Katerini të Greqisë. Mediat greke bëjnë me dije se bëhet fjalë për një parukier 45-vjeçar.

Ai u gjet i djegur pasditen e sotme pas varrezave të Kallitheas në Katerini, ndërsa në kokë kishte një kapuç dhe ishte i lidhur.

Krim brutal në Katerini të Greqisë, parukieri lidhet pas

Sipas Thestival.gr, të afërmit e vitkimës kishin nisur kërkimet që prej të hënës. Trupi i tij u gjet nga kalimtarët, të cilët menjëherë thirrën policinë.

Krimi ka shkaktuar tronditje për komunitetin. Sipas pierianeës.gr, ekzaminimi fillestar zbuloi se burri ishte djegur i gjallë.

Krim brutal në Katerini të Greqisë, parukieri lidhet pas

45-vjeçari me inicialet I.A., banues në Kallithea, thuhet se ka qenë i varur nga droga. Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e krimit dhe për identifikimin e autorëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion