Bloomberg pasqyron protestën në Tiranë: Përplasje mes policisë dhe protestuesve, të rinjtë kërkojnë largimin e Ramës

Aktualitet

Bloomberg pasqyron protestën në Tiranë: Përplasje mes

Protesta kombëtare e zhvilluar këtë të shtunë, më 7 nëntor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. Mes tyre është edhe agjencia prestigjioze amerikane “Bloomberg”, e cila ka raportuar mbi tensionet dhe përplasjet mes forcave të policisë dhe protestuesve në kryeqytetin shqiptar.

Në një postim në platformën X, Bloomberg bën me dije se policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve antiqeveritarë. Agjencia amerikane evidenton gjithashtu se javët e protestave dhe tensioneve politike po shtojnë presionin ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Protesta e 7 nëntorit u shoqërua me përplasje të forta, ndërsa protestuesit, mes tyre një numër i konsiderueshëm të rinjsh dhe studentësh, vijuan të kërkonin largimin e kryeministrit Edi Rama.

Pasqyrimi nga një prej mediave të njohura ndërkombëtare vjen në një kohë kur protestat dhe zhvillimet politike në Shqipëri kanë tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e opinionit publik ndërkombëtar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion