Avokati i Popullit kërkon pamjet: Të identifikohen policët, të miturve iu shkelën të drejtat

Në ditën e nëntë të protestës, Avokati i Popullit ka bërë publike gjetjet nga monitorimi në komisariate. Për të vijuar hetimet nga policia, kërkoi ruajtjen e pamjeve.
Madje, si shqetësim u evidentua mungesa e një numri identifikimi për policët që kryejnë arrestime, por edhe për mjetet që përdorin.
Dokumentimi u kërkua edhe për rastet e dhunës dhe trajtimit.
Sa u përket kushteve, Avokati i Popullit zbuloi se të miturit qëndronin në dhoma me të rritur, por edhe se kishte një numër të lartë personash.
Avokati i Popullit tërhoqi vëmendjen se të miturve nuk iu lejua të kontaktonin me familjen, avokatët apo psikologët.
Sa u përket shkeljeve, në deklaratë u tha se çdo rast do t'i referohet prokurorisë apo institucioneve të tjera të hetimit.


