VIDEO /Karriget e dialogut sërish në tokë, Rama ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…

Politikë

VIDEO /Karriget e dialogut sërish në tokë, Rama ironizon:

Karriget e vendosura para kryeministrisë nga Edi Rama, si një ftesë për dialog me pedagogët dhe studentët që kanë dalë në protestë, edhe sot u refuzuan.

Të mbledhur që në orët e para mëngjesit të sotëm para zyrës së Ramës, ata i thyen dhe i hodhën pranë derës së institucionit, duke lënë kështu të kuptohet se nuk duan të dialogojnë.

Ndërkohë, Rama e kishte edhe sot një përgjigje për këta të fundit, duke i ironizuar dhe duke i shkruar në thonjëza fjalën pedagogë.

““Pedagogët” erdhën sot përsëri…”, shkruan Rama krahas videos me pamje nga ‘aksioni’ sot.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion