Detyrim paraqitje për këngëtarin Jozefin Marku, dhu’noi në rrugë Eduard Kuçin

Showbiz

-1002-0-joz-marku.webp
Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për Jozefin Markun.

Këngëtari është lënë në detyrim paraqitje.

Këngëtari u arrestua në fillim të shtatorit, pas publikimit të pamjeve filmike ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Eduard Kuçin.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit, ndërsa në pamjet e publikuara Kuçi shihet teksa ndalohet në rrugë dhe nxirret nga automjeti i tij. Sipas hetimeve, për ndalimin e tij është përdorur edhe një tabelë e Policisë së Shtetit.

Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Joz Marku, dhe Eduart Kuçit u përfshinë në një zënkë mes tyre. Përplasja erdhi pas një konflikti të nisur në rrjetet sociale, ku Kuçi kishte kritikuar dhe kërcënuar Markun, duke deklaruar se do të merrte “hak” në lidhje me Gjestin.
Pak kohë pas deklaratave, dy personazhet janë përballur rastësisht në rrugë

. Në pamjet e publikuara, debati përshkallëzohet në përplasje fizike, ku Marku godet Kuçin dhe i kërkon llogari për ofendimet dhe kërcënimet e bëra publikisht.

ME TE LEXUARAT