Akuzohen se shisnin dro'gë pranë shkollave, burg për 31 të dyshuarit, 14 të tjerë ende në kërkim

Aktualitet


Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 31 personat e dyshuar si pjesë e grupeve që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit, përfshirë edhe pranë shkollave.

Vendimi vjen pas finalizimit të operacionit policor “Shkolla të Pastra”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, pas katër muajsh hetime.

Nga hetimet janë identifikuar 52 persona që dyshohet se ishin të përfshirë në veprimtarinë e shpërndarjes së drogës.

Për 31 prej tyre janë ekzekutuar masat e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa 14 persona të tjerë të identifikuar gjatë hetimit janë shpallur në kërkim. Sipas të dhënave të policisë, gjatë fazës hetimore ishin arrestuar edhe 7 persona të tjerë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion