Zjarri tek Rezervat e Shtetit dogji materiale zgjedhore, KQZ: Jo të 25 prillit!

Zjarri i rene mbremjen e sotme tek rezervat e shtetit ne Lunder, duket se ka prekur edhe materiale zgjedhore qe ruheshin per llogari te KQZ-se.
Ky institucion reagoi me nje deklarate ku thekson se flaket kane prekur matriale te dala nga perdorimi ndersa ve ne dukje se dokumentet mbi zgjedhjet e fundit te 25 prillit jane te pa cenuara.
Deklarata e KQZ:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se mbrëmjen e sotme një nga ambjentet e institucionit në Lundër është përfshirë nga zjarri për arsye që ende nuk dihen.
Në ambjentet të cilat ka ndodhur incidenti ka patur materiale të vjetra të KQZ-së, të cilat janë nxjerrë jashtë përdorimit nga ana e institucionit.
Materialet, dokumentacioni zgjedhor dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit janë të ruajtura në një ambient tjetër që nuk ka lidhje me ambinetin ku ka rënë zjarri.
KQZ ka lajmëruar mënjëherë instancat përkatësë për të marrë masat e duhura për neutralizimin e zjarrit dhe për gjetjen e shkaqeve të këtij incidenti.



