Policia reagon për zjarrin tek Rezervat e Shtetit: Ka dëme materiale, po hetojmë shkakun

Policia e Tiranes reagoi me nje deklarate ne llidhje me zjarrin tek rezervat e shtetit ne Lunder. Sipas saj, nga ngjarja jane regjistruar deri tani vetem deme materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.07.2021, rreth orës 19:30, në Lundër, ka rënë zjarr në një magazinë, ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikseve të cilat kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për fikjen e tyre.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive.
Perditesimi i inormacionit, ora 20,24:
Flaket e zjarrit kane rënë pasditen e sotme në godinën e “Rezervave të Shtetit” në Lundër.
Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm nderkohe qe kane nisur menjehere edhe hetimet per ngjarjen.
Flakët kanë përfshirë magazinën nr.3 e cila ndodhet pranë magazinës ku ruhen materialet zgjedhore.
Raportohet që janë djegur vetëm tavolina dhe karrige dhe jo dokumente.
Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e saj si dhe shuarjen e flakëve.


