Aksident në Berat, makina përfundon në kanal, u godit nga një 'Land Rover'
Lajmifundit
/
16 July 2021, 20:39
Aktualitet

Dy makina u përplasen pasditen e sotme në aksin rrugor Berat-Dimal në fshatin Morave.
Mjeti tip Benz me targa AA 688UJ ka dashur të kthehet për në banesë dhe mjeti tip Land Rover me targa AA 199 DC e ka goditur nga pas.
Pas kesaj makina tip Benz ka përfunduar në kanal afër derës së shtëpisë.
Nga aksidenti nuk ka pasur të plagosur, por vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur blutë e rrugores për zbardhur shkaqet e aksidentit.


