Zjarret në Shalës të Konispolit/ Flakët rrezikojnë shtëpitë, ministri Vengu konfirmon monitorimin e Kalasës

Aktualitet

Zjarret në Shalës të Konispolit/ Flakët rrezikojnë

Situata e zjarreve në jug të vendit mbetet kritike. Në zonën e Shalës, pranë Konispolit, flakët kanë përfshirë male dhe kodra, duke u afruar vetëm 500 metra larg shtëpive të banorëve. Në Kalasë të Delvinës, zjarri vijon të përhapet drejt Shën Vasilit dhe Vanës, ku zjarrfikëset po punojnë intensivisht për të parandaluar përhapjen në zonat e banuara.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka qetësuar banorët duke siguruar se forcat e armatosura dhe Ministria e Zhvillimit Rural dhe i Zjarrfikësve janë duke luftuar intensivisht flakët, duke përfshirë ndërhyrjen nga ajri dhe përdorimin e dronëve për monitorim.

“Pas disa orëve ndërhyrje nga ajri, FA dhe MZSH kanë intensifikuar luftën me zjarrin në terren si pasojë e erërave të forta që kanë ngacmuar flakët. Fatmirësisht zjarri ndodhet larg zonave të banuara, teksa efektivët tanë do vazhdojnë angazhimin e tyre gjatë gjithë natës, nën monitorimin dhe orientimin e dronëve,” deklaroi Vengu.

Skenat nga vendi tregojnë një situatë alarmante, me malet dhe kodrat që duken të skuqura nga flakët, ndërsa përpjekjet për shuarjen e zjarrit vijojnë pa ndërprerje. Banorët janë në gatishmëri, ndërsa autoritetet po ndjekin me kujdes situatën për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.

ME TE LEXUARAT