Gjendet trupi i pajetë i 26-vjeçarit në Liqenin e Shkodrës, dyshohet se i riu vuante nga depresioni

Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i 26-vjeçarit në Liqenin e

Rreth orës 18:40 të ditës së sotme, nga Salla e Drejtorisë Rajonale të Kontrollit të Migracionit (DRKM) Shkodër është njoftuar për gjetjen e trupit të pajetë të një personi në ujërat e Liqenit të Shkodrës.

Peshkatarët lokalë kanë zbuluar trupin pa shenja dhune të shtetasit I. L., 26 vjeç. Sipas informacionit paraprak, dyshohet se i riu vuante nga depresioni.

Grupi hetimor është ngritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon intensivisht për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Autoritetet vijojnë hetimet dhe nuk përjashtojnë asnjë pistë deri në përfundim të hetimeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion