E rëndë në Gjermani/ Treni me rreth 100 pasagjerë del nga shinat, raportohen disa viktima dhe të plagosur

Një tren pasagjerësh në jugperëndim të Gjermanisë ka dalë nga shinat pranë Riedlingen, afër Shtutgartit, duke shkaktuar vdekjen e disa personave dhe plagosjen e të paktën tre të tjerëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:10 lokale në një zonë pyjore, pas një stuhi të fortë që përfshiu rajonin.
Në tren ndodheshin rreth 100 pasagjerë, dhe të paktën dy vagona u përmbysën nga dalja nga shinat. Pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë vagona të përmbysur dhe një prani të gjerë të forcave të emergjencës, ndërsa pemë të rrëzuara shihen përreth.
Kancelari gjerman Friedrich Merz reagoi menjëherë duke shprehur ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe duke bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me ministrat e Brendshëm dhe Transportit për të garantuar mbështetje të plotë për ekipet e shpëtimit. Treni po udhëtonte në linjën prej 90 kilometrash midis Sigmaringen dhe Ulm, ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


