Zjarret në Dropull, Komisioni Europian: Vendet e Bllokut treguan gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë

Aktualitet

Zjarret në Dropull, Komisioni Europian: Vendet e Bllokut treguan

Komisioni Evropian ka deklaruar se Shqipëria ka aktivizuar “Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile” për shuarjen e zjarreve masive të përhapura këto dy ditë në zonën e Dropullit.

Në një postim në rrjetin social X, Komisioni ka bërë të ditur këtë fakt, ndërsa vijon duke thënë se Greqia ka dërguar 4 avionë të forcave zjarrfikëse për të ndihmuar dhe vënë nën kontroll flakët e shumta të përhapura në këto zona, duke bërë të mundur izolimin e plotë të vatrave të zjarrit.

Gjithashtu, Komisioni shton se ky është solidariteti i Bashkimit Europian, ndërsa thekson se janë të gatshëm në çdo kohë për të ofruar ndihmën e tyre, në rast se Shqipëria do e ketë të nevojshme.

“Shqipëria ka aktivizuar mekanizmin #EUCivilProtection për të trajtuar zjarret në Bashkinë Dropull. Greqia ka dërguar katër avionë zjarrfikës. Ky është solidariteti i Bashkimit Evropian në veprim. Ne jemi të gatshëm për mbështetje të mëtejshme të Shqipërisë nëse është e nevojshme”,- shkruhet në llogarinë zyrtare të rrjetit social, X të Komisionit Evropian.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion