Publikohet VIDEO e vrasjes së shqiptarit Alfons Doçi në burgun e Koridhalos

Aktualitet

Publikohet VIDEO e vrasjes së shqiptarit Alfons Doçi në burgun

Janë publikuar pamjet nga vrasja e Alfons Doçit në burgun e Kordhalos në Greqi. Në video shihet momenti kur dy të burgosur i afrohen Doçit dhe e sulmojnë më thikë.

Ngjarja ndodhi në fund të muajit qershor, teksa nga sulmi mbeti i plagosur dhe një tjetër shtetas shqiptar.

35-vjeçari ishte dënuar për dy vrasje. Në vitin 2017, Doçi raportohet se kishte vrarë një biznesmen në Atikën Perëndimore gjatë një grabitjeje dhe pak kohë më vonë një të moshuar, gjithashtu gjatë një grabitjeje. Në vitin 2018, gjatë transferimit në Kretë, ai u arratis nga anija dhe u arrestua dy ditë më vonë në një shtëpi në Nea Filadelfia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion