Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Romë, grabitet argjendaria

Bota

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në

Persona të armatosur kanë grabitur një argjendari brenda një qendre tregtare në Romë.

TgCom shkruan se dy grabitës të maskuar dhe të armatosur, pasi kanë kërcënuar shitësen, kanë marrë bizhuteritë, por një roje sigurie ka ndërhyrë duke hapur zjarr. Megjithatë, grabitësit kanë arritur të largohen me anë të një makine që ndodhej jashtë qendrës tregtare “Roma Est”.

Me dhjetëra policë mbërritën në vendin e ngjarjes, por grabitësit arritën të largohen. Fatmirësisht, nuk ka pasur raportime për persona të lënduar nga kjo ngjarje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion