Arrestimi i vëllait të ish-deputetit të PS, kush është Xhelal Rraja, pjesë e grupit të Durim Bamit dhe kundërshtar i Vis Martinajt

Aktualitet

Arrestimi i vëllait të ish-deputetit të PS, kush është

Është vënë në pranga ditën e sotme Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, si dhe babai i Ramazanit.

Ai është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e operacionit “Revanshi”, nën akuzë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Rraja ishte pjesë e grupit të Durim Bamit dhe Endrit Dokles, dhe kundërshtar i Vis Martinajt dhe Arben Ndokës. Në dosjen e SPAK, ai rezultonte se sipas SPAK ishte pjesë e këtij grupi, ai ka tentuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

Sipas planit, Ndoka do të vritej teksa shkonte të pinte kafen e ngushëllimit në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha.

Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim Rrajën dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën, në 2021.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion