“Zjarret fiken me degë pemësh, paratë shkojnë në koncerte”, protestuesi: Rama arrogant

Aktualitet

“Zjarret fiken me degë pemësh, paratë shkojnë në

Sot mbahet protesta e 45 antiqeveritare dhe prej gati 1 ore ka nisur mbledhja e qytetarëvë në sheshin Skënderbej.

Një protestues tha se janë disa problematika që e detyrojnë të protestojë dhe dënoi gjuhën e urrejtjes së përdorur nga kryeministri Edi Rama, i cili i etiketon protestuesit si sorra. Ai tha se teksa paratë shkojnë për koncert, zjarret fiken me degë pemësh.

“Na detyrojnë hallet dhe problemet të dalim. Kur një kryeministër na quan korba dhe sorra çfarë mund të presësh.Ai ka këtë lloj gjuhe sepse është arrogant, por turp që përdor këtë gjuhë.

Gjëja e parë që duhet rregualluar është shëndetësia, jo të jepen paratë për koncerte.Zjarret fiken me degë dushku, s’ka një zjarrfikëse po të bjerë zjarr”.

ME TE LEXUARAT