Garazhi në flakë në Spitallë, zjarri shkrumbon katër automjete

Aktualitet

Garazhi në flakë në Spitallë, zjarri shkrumbon katër

Një zjarr i permasave te medha është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Spitallës, në Durrës.

Flakët përfshinë një garazh në ndërtim, duke dëmtuar katër automjete.

Fillimisht zjarri mësohet se ka rënë tek një kamionçinë e vogël e më pas është përhapur edhe te mjetet e tjera.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet të ketë persona të lënduar.

Shkaqet e shpërthimit të flakëve mbeten ende të paqarta, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë për neutralizimin e situatës dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion