Vrasja e Paulin Harushës në Kanada, policia shpall në kërkim 34-vjeçarin e dyshuar

Aktualitet

Vrasja e Paulin Harushës në Kanada, policia shpall në kërkim

Policia kanadeze ka identifikuar një të dyshuar në lidhje me vrasjen e shqiptarit Paulin Harusha, 43-vjeçarit shkodran që u vra më 13 shtator në Toronto.

Sipas mediave vendase, autori i dyshuar është një 34-vjeçar i quajtur Meelad Tarin. Ndaj tij është lëshuar urdhër-arresti në të gjithë Kanadanë.

Hetuesit kishin identifikuar një fuoristradë që u largua nga vendi ku u gjet i vrarë shqiptari, pak para se aty të mbërrinte policia.

Hetuesit mendojne se se Paulin Harusha dhe i dyshuari kanë patur njohje mes tyre.

Megjithatë, këto detaje do të jenë më të qarta gjatë hetimit në vijim.

34-vjeçari Harusha u gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion