Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Pojanit, flakët rrezikojnë Parkun e Apolonisë

Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Pojanit, flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë këtë pasdite në kodrat e Pojanit, në Fier, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.

Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa situata mbetet shqetësuese për shkak të afërsisë me Parkun Arkeologjik të Apolonisë.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel shihet një re e madhe tymi që është ngritur mbi kodra dhe po përhapet në zonën përreth.

Rreziku për përhapjen e zjarrit mbetet i lartë për shkak të kushteve atmosferike dhe erës, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për vënien nën kontroll të flakëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion