Zhduket 13-vjeçari në Tiranë, familjarët: Po e kërkojmë prej një jave!

Aktualitet

Zhduket 13-vjeçari në Tiranë, familjarët: Po e

Një 13-vjeçar i cili jeton në Tiranë ka humbur prej thuajse një jave. I mituri Amar, egjiptian-shqiptar është larguar nga banesa e tij mbrëmjen e së mërkurës (1 shtator).

Familjarët njoftojnë se nuk kanë asnjë informacion për vendndhodhjen e të riut teksa apelojnë për ndihmë.

Amr është birësuar nga një familje shqiptare në Tiranë. 13-vjeçari nuk flet mirë shqip.

Familjarët thonë se ai ka marrë një çantë shpine dhe është i veshur me një bluzë ngjyrë blu me mëngë të shkurtra, atlete sportive të zeza dhe pantallona të shkurtra.

Kush ka informacion për 13-vjeçarin mund të njoftojë familjen e tij në Tiranë në numrin 0674613741 ose policinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion