Të dehur në timon dhe me shpejtësi skëterrë në rrugë, në pranga 34 shoferë "rebelë"

Aktualitet

Të dehur në timon dhe me shpejtësi skëterrë në

Policia vijon kontrollin dhe ndëshkimin e drejtuesve të pabindur të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Sipas policisë, 72 orëve të fundit, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar.

Janë arrestuar në flagrancë 34 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 19 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Gjithashtu, policia bën të ditur se janë pezulluar 209 leje drejtimi, ndërsa janë ndëshkuar me gjobë 7101 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Njoftimi

Vijojnë në të gjitha rrugët e vendit, qendrat urbane dhe rurale  kontrollet intensive nga Policia Rrugore, me radarë , dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve gjatë 72 orëve të fundit, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues mjetesh që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë arrestuar në flagrancë 34 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 19 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 209 leje drejtimi, nga të cilat 136 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 65 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 8 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 7101 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës dhe për parkime të gabuara.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë  dhe prezencë të Policisë Rrugore , të pajisur edhe me dronë, dragera , kamera   e aparatë fotografik.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

#MosUbejStatistikë

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion