Makina përplaset me automjetin e parkuar në Elbasan, plagosen babë e bijë, po kalonin rrugën
Lajmifundit
/
7 September 2021, 16:23
Aktualitet

Një makinë është pëplasur me një tjetër e cila ishte parkuar në anë të rrugës, në Elbasan në afërsi të stadiumit "Elbasan Arena".
Si pasojë e pëplasjes janë plagosur dhe dy kalimtarë, babë e bijë të cilët janë nisur drejt urgjencës së spitalit kirurgjik.
Mjeti tip “Benz” ka përplasur makinën tip “Volkswagen” e për pasojë është plagosur dhe një pasagjere në mjetin e fundit.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes teksa policia ka shkuar për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.


