Ndodh në Vlorë! 57-vjeçari tenton të djegë banesën e vëllait të tij, ndërhyn policia

\Një 57-vjeçar u arrestua nga Policia e Vlorës pasi tentoi të digjte me zjarr banesën e vëllait të tij, pas një konflikti për motive të dobëta.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen “4 Heronjt”, në ambientet e banesës së shtetasit K. B, kishte shkuar vëllai i tij dhe po tentonte ti digjte banesën, kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes dhe shoqërimin e shtetasit M. B”, thotë Policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë thanë se arrestuan shtetasin me inicialet M. B., 57 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.


