Zbulohet marrëveshja për armët/ Ish-gjenerali: Dërgesat do të fillojnë pas 3 muajsh

Aktualitet

Zbulohet marrëveshja për armët/ Ish-gjenerali: Dërgesat do

Ish-gjenerali i Ushtrisë, deputeti i PS, Bardhyl Kollçaku është shprehur se prodhimi i armatimit në Shqipëri do të filloj brenda 6 muajsh.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se nëse puna fillon shpejt, mund të ndodhë që dërgesat e para të armëve të fillojnë pas tre muajsh.

“Unë mendoj se prodhimi i armatimit në Shqipëri do të filloj më shpejt se brenda 6 muajve të parë. Po të ecin punët shpejt ashtu siç e kërkon realiteti në fushën e luftimit mund të ndodhin që dërgesat e para të municionit të fillojnë pas tre muajsh.

Mund të ndodh që dërgesat e para të municionit të fillojnë pas 3 muajsh të kalibrave të vegjël. Sot ka teknologji, të shpejtë të lëvizshme. Njerëzit nuk duhet të kenë frikë. Ne na bën më të fortë”-tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion