“Zbërthehet” trafikanti shqiptar, britanikët paguajnë “thesin” me para

Aktualitet

“Zbërthehet” trafikanti shqiptar, britanikët paguajnë

10.000 dollarë janë shpenzuar nga taksapaguesit britanik për t’u paguar një përkthyes, i cili zbërtheu mesazhet e një trafikanti shqiptar.

“Dailymail” shkruan se janë marrë 10.000 dollarë nga taksapaguesit britanikë, në mënyrë që të paguhej një përkthyes, i cili do “zbërthente” mesazhet e shqiptarit me pjesëtare të tjerë të grupit.

Martin Ndreca, 24 vjeç u deklarua fajtor për tregtinë e kokainës në Gloucestershire javën e kaluar, por që të arrihej të provohej fajësia e shqiptarit u desh të paguhej një sasi e madhe fondesh publike, të cilat u shpenzuan për përkthimin e mijëra mesazheve me tekst.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke folur në Gjykatën e Gloucester Crown javën e kaluar, gjyqtari Ian Lawrie KC tha: “Ka pasur një sasi të jashtëzakonshme të shpenzimeve publike për shkak të një të pandehuri, i cili nuk pranonte fajësinë e tij.”

Ndreca, pa adresë fikse, u deklarua fajtor për trafikimin e kokainës midis 18 korrikut 2022 dhe 11 korrikut 2023.

ME TE LEXUARAT