U përpoqën që ta fshihnin, kapen 8 tonë kokainë në “gjeneratorin fals” në Spanjë

Bota

U përpoqën që ta fshihnin, kapen 8 tonë kokainë në

Policia spanjolle sekuestroi 8 tonë lëndë narkotike të llojit kokainë, e fshehur në një kontenier që vinte nga Surinami dhe që në letra figuronte si një gjenerator energjie.

Droga e klasit A u kap në portin jugor të Algeciras dhe ishte kamufluar më së miri, me qëllim që të mos zbulohej nga skanerët.

Trafikantët kishin zgjedhur një rrugë të gjatë për kalimin e kësaj sasie droge e cila më parë kishte kaluar nga Surinami në Panama dhe më pas në portin spanjoll.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Destinacioni final do të ishte Leixoes në Portugali, prej nga ku do të shpërndahej në tregjet europiane.

Deri në këto momente raportohet për 3 persona të arrestuar për drogën, teksa vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

ME TE LEXUARAT