Zbardhet pengmarrja e të miturit në aksin Fushë Krujë-Vorë, dy të arrestuar dhe dy në kërkim (EMRAT)

Aktualitet

Zbardhet pengmarrja e të miturit në aksin Fushë

Zbardhet ngjarja e ndodhur më 1 gusht 2025 në aksin rrugor Fushë Krujë–Vorë, ku dyshohet se dy persona i kanë hequr padrejtësisht lirinë një të mituri.

Policia bën të ditur se ka arrestuar 2 shtetas, Edmond Kovaçi dhe Dashnor Kovaçi, të cilët për motive të dobëta i hoqën lirinë të miturit.

Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje, u shpallën në kërkim edhe dy shtetas të tjerë.

Dy personat e shpallur në kërkim kanë goditur me grushta shtetasin e mitur, si dhe një 22-vjeçar dhe një 36-vjeçar (të cilët e shoqëronin të miturin), me qëllim që ata të tërhiqnin kallëzimin.

Policia po punon për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Krujë-Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 01.08.2025, në aksin rrugor “Fushë Krujë – Vorë”.

Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët për motive të dobëta i hoqën lirinë padrejtësisht një shtetasi të mitur.

Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 01.08.2025, pas komunikimit me Prokurorin, bënë ndalimin e shtetasve:

-  E. K., 33 vjeç dhe D. K., 22 vjeç, të dy banues në Krujë. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. K. dhe A. Z.

Gjatë hetimeve rezultoi se dy të arrestuarit, pas një konflikti për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë një shtetasi të mitur.

Më tej, pas kallëzimit, shtetasit E. K. dhe A. Z. (në kërkim), kanë goditur me grushte shtetasin e mitur, si edhe një 22-vjeçar dhe një 36-vjeçar (të cilët e shoqëronin të miturin), me qëllim që ata të tërhiqnin kallëzimin.

Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion