Ish-kryeministri italian tregon prapaskenat e takimit me Putin: Ishte shumë i lodhur, e mbanin dy persona...

Bota

Ish-kryeministri italian tregon prapaskenat e takimit me Putin: Ishte shumë

Vizita në Kinë kishte ngjallur debate të brendshme në Itali, për shkak të pranisë së D’Alemës mes udhëheqësve autoritarë si Kim Jong-un, Lukashenko dhe Masoud Pezeshkian

Ish-kryeministri italian Massimo D’Alema i ftuar në Pekin për kremtimet e 80 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, rrëfeu se gjatë takimit të tij me presidentin rus, pati një moment që e shqetësoi pasi Putini po mbahej nga dy persona.

“Më dukej shumë i lodhur,”- u shpreh D’Alema.

Vizita në Kinë kishte ngjallur debate të brendshme në Itali, për shkak të pranisë së D’Alemës mes udhëheqësve autoritarë si Kim Jong-un, Lukashenko dhe Masoud Pezeshkian. Por më përtej polemikave diplomatike, vëmendja u përqendrua në gjendjen fizike të Putinit.

Ndërsa Kremlini ka mohuar prej kohësh akuzat për sëmundje të Putinit, duke i quajtur ato shpikje mediatike dhe lajme të reme. Gjithsesi, nuk ekziston asnjë konfirmim publik për diagnoza konkrete, dhe gjithë ky peizazh mbetet në fushën e spekulimeve dhe interpretimeve.

Çdo lëvizje, çdo fjalë e deklaruar nga burimet ruse apo të jashtme, tani tensionohet nga pasqyrimi i asaj që mund të jetë një lider në dobësim apo thjesht një lider që ruan sekretet e tij me kujdes maksimal.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion