E rëndë në Kombinat! Burri qëllon me armë zjarri burrin e motrës, ngjarja ndodhi...

Aktualitet

E rëndë në Kombinat! Burri qëllon me armë zjarri burrin

Një ngjarje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme zonën e Kombinatit në Tiranë.

Sipas burimeve, konflikti ka ndodhur mes dy personave të afërt në familje, ku një shtetas ka qëlluar me armë zjarri dhëndrin e tij, duke e lënë të plagosur në këmbë.

Të dy personat mësohet se kanë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e përplasjes. I plagosuri është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është vënë menjëherë në pranga nga policia.

Blutë e kryeqytetit po hetojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion