Zbardhen detajet! Komisionerja e BE, Kos, takim "kokë më kokë" me Altin Dumanin

Aktualitet

Zbardhen detajet! Komisionerja e BE, Kos, takim "kokë më

Gjatë qëndrimit në Tiranë komisionerja e BE për zgjerim Marta Kos për më shumë 60 Minuta është takuar me drejtues të institucioneve të drejtësisë, me kreun e SPAK Altin Dumani, atë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Ilir Rusi, kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e ILD Artur Metani.

Komisionerja është interesuar të dëgjojë prej tyre se si është duke vijuar zbatimi reformës në drejtësi dhe sfidat e përditshme të organeve të drejtësisë.

Javët e fundit kreu delegacionit të BE në Tiranë Silvio Gonzato ka qenë në zë i fortë në mbështetje të pavarësisë të organeve të drejtësisë duke kundërshtuar sulmet ndaj SPAK dhe ato ndaj kreut të prokurorisë së posaçme Altin Dumani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion