Zbardhen detajet/ Çfarë u zbulua nga aksioni i SPAK në banesën e motrave Nikolli!

Aktualitet

Zbardhen detajet/ Çfarë u zbulua nga aksioni i SPAK në

Janë zbardhur detaje të reja rreth një aksioni të Prokurorisë së Posaçme SPAK, sa i takon një hetimi lidhur me shpërthimi në banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli.

Sipas raportimeve, Gjykata e Posaçme kishte urdhëruar kontroll në banesën e dy tyre, si dhe në shtëpinë e prindërve të tyre po në qytetin e Elbasanit, duke përfshirë edhe sekuestrim të celularëve.

Kontrollet janë kryer në kuadër të një hetimi, lidhur me shpërthimin që ka ndodhur në apartamentin ku dy motrat jetonin dhe ku një fqinj, Enea Thomaraj, në mënyrë krejt aksidentale, humbi jetën. Siç mësohet, aksioni i SPAK ka nisur orët e para të mëngjesit të 28 marsit. Një skuadër e posaçme operacionale nisi vëzhgimin e dy motrave dhe të babait të tyre.

Në çastin kur ata janë ngjitur në një automjet BMV x1, që drejtohej nga babai i tyre, mësohet se forcat e Policisë i prenë rrugën dhe informuan se ndaj tyre kishte një urdhër gjykate për kontrollin e banesave. Më pas të treve iu sekuestruan edhe telefonat celularë. Policia më tej ka shoqëruar drejt banesës të tre individët, duke kryer edhe kontrollin, ndërsa dy motrat Nikolli akuzonin të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani, si porositës të ngjarjes.

SPAK ndërkaq ka dyshime të forta se Xhovana Nikolli, e fejuara e të penduarit të drejtësisë, Amarildo Nikolli dhe motra e saj Alda që ishte në një lidhje me Nuredin Dumani kanë dijeni se kush është personi që ka vendosur tritolin në derën e apartamentit të tyre, e po ashtu për emrin e urdhëruesit.

 

 

ME TE LEXUARAT