Aksident në Kurbin, 34-vjeçari përplaset me trafikndarësen! Dy të plagosur në gjendje të rëndë!

Aktualitet

Aksident në Kurbin, 34-vjeçari përplaset me

Një aksident rrugor ka ndodhur në Kurbin, ku 34-vjeçari me iniciale F.N., është përplasur me trafikndarësen.

Mësohet se si pasojë e përplasjes janë plagosur dy pasagjerët të cilët janë dërguar me urgjencë tek Trauma.

"Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Milot-Thumanë, automjeti me drejtues shtetasin F. N., 34 vjeç, është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi F. N.,34 vjeç dhe dy pasagjerët shtetasit E. K., 25 vjeç dhe L. B., 30 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion